Lidhje

Portugalia përpiqet të ulë shqetësimet ndërkombëtare për deficitin


Portugalia përpiqet të ulë shqetësimet ndërkombëtare për deficitin
Portugalia përpiqet të ulë shqetësimet ndërkombëtare për deficitin

Kryeministri portugez Zhoze Sokrates thotë se vendi i tij mund t’i zgjidhë vetë problemet e tij financiare dhe nuk ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Në një intervistë të botuar të shtunën, zoti Sokrates thotë se Portugalia nuk ka probleme që kërkojnë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar siç kishin nevojë Greqia dhe Irlanda.

Analistët evropianë të financave dhe politikanët kanë shprehur shqetësim se Portugalia dhe Spanja, si rezultat i deficiteve të tyre buxhetore, mund të kërkojnë ndihmë nga anëtarët e tjerë të BE-së dhe FMN-ja. Si rezultat, kostoja e hua-marrjes për këto dy qeveri është rritur ndjeshëm.

Por zoti Sokrates tha se tregjet financiare do ta kuptojnë së shpejti se Portugalia ka marrë masa të mjaftueshme për të kontrolluar deficitin e saj.

XS
SM
MD
LG