Lidhje

Sa kanë përparuar turbinat me erë gjatë dhjetë vjetëve të fundit?

  • Isabela Çoçoli

Sa kanë përparuar turbinat me erë gjatë dhjetë vjetëve të fundit?

Sa kanë përparuar turbinat me erë gjatë dhjetë vjetëve të fundit?

Bashkimi Evropian dhe grupet e energjisë së erës nëpër botë, festuan kohët e fundit Ditën Ndërkombëtare të Erës për të treguar se sa shumë kanë përparuar turbinat me erë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Disa njerëz thonë se energjia e erës është varianti më premtues i të ardhmes, krahasuar me energjinë e naftës. Në rubrikën tonë “Prirjet e gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi.

Kur flitet për mullinjtë e erës, natyrisht njeriu përfytyron ata me strukturë gurri dhe druri që i shikon shpesh në pejsazhin evropian. Por në kohën e sotme, turbinat gjigande janë duke prodhuar energji elektrike. Si evoluoi teknologjia e vjetër që të arrijë të bëhet sinonimi i energjisë në kohët moderne? Denise Bode e Shoqatës Amerikane të Energjisë së Erës thotë se ishte e para ushtria amerikane që i vuri në përdorim praktik elikat e turbinave.

"Në vitet 70-të industria e mbrojtjes, ndërtuesit e avionëve, të elikave e të turbinave filluan të eksperimentonin turbinat e erës për të prodhuar energji elektrike. Kur kjo industri iu kthye sërish mjeteve të mbrojtjes, europianët u përqendruan në përdorimet civile të turbinave”.

Bode thotë se që prej atëhere, Bashkimi Evropian ka avancuar ndjeshëm, krahasuar me Shtetet e Bashkuara, kur është fjala për energjinë e erës. Ajo thotë e kjo ka ardhur si rezultat i standardeve të BE-së për energjinë e rinovueshme dhe do të donte të shikonte një politikë të ngjashme kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara.

"Jo vetëm se ajo ndihmon konsumatorët, por një standard kombëtar nxit zhvillimin e mjeteve ashtu si në Bashkimin Evropian. Kjo do të ndihmonte edhe në hapjen e vendeve të punës në sektorin e industrial të lidhur me energjinë e erës”.

Bode thotë se në tri vjetët e fundit era ka qënë burimi i gjenerimit të 40 përqind të energjisë së re elektrike në Shtetet e Bashkuara. Në shkallë botërore, energjia e erës është shtuar më shumë se 30 përqind gjatë 10 vjetëve të fundit. Por në vitin 2010, thotë Çarls Ebinger i Institutit Brookings, rritja e energjisë së erës është ngadalësuar. Ebinger thotë se një problem më vete është edhe pozicioni gjeografik i burimeve të energjisë së erës.

"Vështirësia qendron në faktin se era është e përqendruar në koridorin që shkon nga Teksasi në Kansas, Nebraska, Dakotat dhe më në veri, në Uajoming and Montana. Problemi është se të gjitha këto burime janë larg qendrave ku kërkesa është më e madhe. Ajo që ne duhet të bëjmë në Shtetet e Bashkuara, si për erëan ashtu edhe për burimet e shumta diellore në jugperëndim, është rindërtimi i sistemit kombëtar të transmetimit të energjisë”.

Ebinger beson se energjia e erës sëbashku me burime të tjera të rinovueshme ofron një zgjidhje afatgjatë për problemin e energjisë nëpër botë, veçanërisht në ato zona ku dihet që rrjetet elektrike nuk janë të fuqishme.

Ebinger thotë se energjia e erës do të prodhojë një ditë deri në 300 mijë megavat elektricitet në Shtetet e Bashkuara, por ai thekson se kjo do të dojë kohë, ndoshta disa dekada.

XS
SM
MD
LG