Lidhje

Presidenti Obama kthehet në Uashington pas vizitës në Afganistan


Presidenti amerikan Barak Obama është kthyer në Uashington pas një udhëtimi të shkurtër dhe të panjoftuar në Afganistan, ku i kërkoi presidentit Hamid Karzai të luftonte korrupsionin dhe për përmirësonte punën e qeverisë së tij. Vizita 6-orëshe e zotit Obama në Kabul filloi mbrëmë me bisedime në pallatin presidencial. Ai vlerësoi përpjekjet e zotit Karzai dhe kabinetit të tij për ta bërë vendin më të sigurt, por tha gjithashtu se zyrtarët duhet të luftojnë korrupsionin dhe të zbatojnë ligjin. Zoti Karzai shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe premtoi se vendi i tij do të përparojë dhe do të marrë përsipër sigurinë e vet në të ardhmen. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Karzai do të vizitojë Uashingtonin me 12 maj. Presidenti Obama u takua edhe me oficerë ushtarakë amerikanë dhe trupat në bazën ajrore të Bagramit në veri të Kabulit. Ai tha se misioni në Afganistan është i qartë: shkatërrimi dhe mposhtja e al-Kaidës dhe aleatëve të saj ekstremistë.

XS
SM
MD
LG