Lidhje

Presidenti Barak Obama emëron zonjën Elena Kagan për në Gjykatën e Lartë

  • Jim Malone

Presidenti Barak Obama emëron zonjën Elena Kagan për në Gjykatën e Lartë

Presidenti Barak Obama emëron zonjën Elena Kagan për në Gjykatën e Lartë

Presidenti amerikan Barack Obama ka propozuar zëvendës prokuroren e përgjithshme Elena Kagan për të plotësuar vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë amerikane që përbehet nga nentë anëtarë.

Zoti Obama e bëri njoftimin të henën duke thënë se zonja Kagan njihet si një nga mendjet më të ndritura të çështjeve ligjore. Ai e përshkroi atë si një udhëheqëse fitimtare. Ai tha se zonja Kagan do të ketë të njëjtën përsosmëri, pavarësi, integritet dhe pasion për ligjin sikurse dhe edhe gjykatësi John Paul Stivens të cilin ajo do të zevendësojë nëse konfirmohet nga Senati, pasi ai pritet të dalë në pension në muajin qershor.

Nëse konfirmohet, Elena Kagan do ti zerë vendin gjykatësit që po del në pension John Paul Stivens, udhëheqës i pakicës që anon nga liberalët në Gjykatën e Lartë amerikane dhe shpesh është gjendur në anën humbëse të vendimeve pesë me katër.

Presidenti Obama e pershkroi atë si një grua pionere dhe një person që do të ndërtojë konsensus në gjykatë sipas stilit të njeriut që ajo po zevendëson, John Paul Stivens.

Kam zgjedhur një kandidate e cila besoj se mishëron të njëtën persosmeri, pavarësi, integritet dhe pasion për ligjin.

Zonja Kagan ka njohuri të zgjeruara për ligjet dhe qeverinë por ndryshe nga anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë, ajo nuk ka eksperiencë si gjykatëse.

Tani, ajo punon si zëvendës prokurore e përgjithshme, çfarë do të thotë se ajo argumenton çështje penale para Gjykatës së Lartë në emër të qeverisë amerikane. Zonja Kagan foli rreth kesaj nderkohë që u prezantua nga Shtepia e Bardhë.

Kam patur rastin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara para Gjykatës së Lartë, të futem në gjykatën më të lartë në vend kur ajo po gjykon çështjet më të rendësishme ligjore, çështje keto që kan ndikim në jetët e shumë njerëzve.

Nëse konfirmohet, zonja Kagan do të bëhet gruaja e tretë në Gjykatën e Lartë. Po ashtu, në moshën 50 vjeçare ajo do të jetë gjykatësja më e re dhe do të sherbejë për një kohë të gjatë pasi anëtarët e Gjykatës së Lartë caktohen për të sherbyer gjithë jetën. Procesi i konfirmimit do ta çojë atë në disa seanca para Seantit amerikan.

Analistët ligjorë zakonisht e konsiderojnë zonjë Kagan si një kandidate moderatore dhe ekspertët politikë thonë se se kjo do ta ndihmojë atë në procesin e konfirmimit ku demokratët kanë 59 vota në senatin prej 100 anëtaresh.

Seancat degjimore për konfirmimin do të zhvillohen nga Komisioni Juridik i Senatit të kryesuar nga shefi i komisionit dhe demokrati Patrik Leahy i shtetit Vermont.

Vendimet e marra në gjykatën tonë më të lartë, prekin jetët e 300 milion amerikanëve. Ne, të 100 amerikanët në Senat kemi një detyrë të ngarkuar nga këta 300 milion amerikanë që të marrim vendime të mençura. Kushtetuta jonë meriton një debat civil dhe të matur për ketë propozim, dhe pastaj të 100 senatorët mund të votojnë pro ose kundër.

Republikanët po premtojnë të jenë të ashpër dhe terësor me zonjën Kagan gjatë senacave të konfirmimit dhe do të bëjnë pyetje rreth mungesës së eksperiencës si gjykatëse si dhe rreth punës së saj si ish dekane e fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Harvardit. Zonja Kagan pati kundershtuar rekrutimin ushtarak në Universitetin Harvard si rezultat i rregullave ushtarake që ndalon homosesualët që të sherbejnë hapur në ushtri.

Grupet ligjore konservatore po u kerkojnë republikanëve që të bëjnë pyetje të veshtira gjatë procesit të konfirmimit. Jordan Sekulow është me Qendren Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë.

Presidenti Obama ka shumicën e vendeve në Senat me 59 demokratë. Zgjedhjet kanë pasoja, madje edhe si organizatë konservatore. Ajo që ne kerkojmë është që Senati ti bejë pyetje të veshtira zonjës Elena Kagan që të kuptohet më mirë filozofia e saj juridike sepse nuk dihet shumë për të.

Republikanët e pranojnë se zonja Kagan ka një intelekt të përkryer dhe pavaresisht mungesës së eksperiencës si gjykatëse, nuk duket se ka shumë etje tani për të bllokuar emrimin e saj përmes taktikave në senat.

Tom Goldstein është avokat që ka mbrojtur çështje para Gjykatës së Lartë dhe është themelues i Scotusblog, faqe elektronike që ofron analiza për gjykatat dhe gjykatësit. Ai foli për kanalin televiziv NBC.

Ka një formim të mirë dhe është një person mjaft e zgjuar. Të gjithë janë dakord me ketë. Mendoj se procesi do të shkojë relativisht mirë. Nuk duket ndonjë gjë në horizont që tregon se do të ketë probleme.

Presidenti Obama dhe ligjvenësit demokratë në Senat shpresojnë të arrijnë konfirmimin e zonjës Kagan brenda disa muajsh ne menyrë që ajo të zerë vendin e saj në Gjykatën e Lartë në kohë për fillimin e sesionit tjetër të Gjykatës në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG