Lidhje

Presidenti Obama parashikon debat energjik për reformën financiare

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama parashikon debat energjik për reformën financiare

Presidenti Obama parashikon debat energjik për reformën financiare

Presidenti Barak Obama tha se parashikon një debat energjik lidhur me reformat e propozuara për sistemin financiar, ndërsa Senati pritet të votojë lidhur me një përpjekje të ndërlikuar që ka ngjallur debate.

Gjatë një fjalimi sot në Uashington para një grupi biznesesh, presidenti Obama u zotua se nuk do të lejojë që interesat e bizneseve të cungojnë reformat e logjikshme. Ai u bëri thirrje firmave financiare që të zhvillojnë bisedime konstruktive lidhur me mosmarrëveshjet me administratën. Ai tha se suksesi i ekonomisë amerikane varet nga "novacioni dhe sipërmarrja" e bizneseve amerikane.

Mes shumë amendamenteve për të cilët do të votohet në Senat është ai i propozuar nga ligjvënësja demokrate e Kalifornisë Barbara Boxer, i cili thotë se fondet e taksapaguesve nuk duhet të përdoren përsëri për të shpëtuar firmat e mëdha financiare që mund të jenë në prag të falimentimit. Senatorët pritet të debatojnë mbi nevojën e një agjencie të re për të mbrojtur konsumatorët nga shërbimet financiare.

XS
SM
MD
LG