Lidhje

Kryeministri Putin takohet me agjentët rusë të dëbuar nga SHBA


Kryeministri Vladimir Putin thotë se është takuar me spiunët rusë që u dëbuan kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara. Në komentet për shtyp mbrëmë në Ukrainë, zoti Putin tha se ishte takuar kohët e fundit me 10 agjentët dhe kishte diskutuar ‘mbi jetën’ si dhe kishte kënduar këngë patriotike me grupin.

Ai tha se kishin kënduar ‘Ku fillon Atdheu’, një këngë popullore nga një film i njohur i vitit 1968 mbi spiunët sovjetikë në Gjermaninë naziste.

10 agjentët u kthyen në Rusi këtë muaj gjatë një shkëmbimi me Moskën, e cila u dorëzoi amerikanëve 4 rusë të shpallur fajtorë për spiunazh për Shtetet e Bashkuara. Zoti Putin tha se spiunët e sapo-kthyer do të gjejnë punë të mira si dhe do të bëjnë një jetë interesante dhe të suksesshme në Rusi.

Kryeministri Putin ka qenë zyrtar i KGB-së me shërbim në Gjermaninë Lindore.

XS
SM
MD
LG