Lidhje

Barërat mund të përdoren për prodhimin e biokarbureve të gjelbra


Barërat mund të përdoren për prodhimin e biokarbureve të gjelbra
Barërat mund të përdoren për prodhimin e biokarbureve të gjelbra

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë të re për të prodhuar biokarbure shumë të vlefshme, duke përdorur toka jo të përshtatshme për kultimin e artikujve ushqimorë. Ka shpresa që ky proces mund të çojë në prodhimin e artikujve shtëpiakë në të ardhmen.

Britania është e famshme për natyrën e gjelbërt dhe të këndëshme, me kodra të pafund të mbuluara nga bari i butë.

Por në një pjesë të rajonit të Uellsit, shkencëtarët pretendojnë se mund të përdorin tokat e gjelbra për prodhimin e biokarbureve, që mund të zëvëndësojnë nevojën për prodhimet e naftës në çdo gjë nga artikujt plasticë dhe kimikë deri tek artikujt mjeksorë dhe kozmetikë.

Instituti i Shkencave Biologjike dhe të Mjedisit në Universitetin Aberystwyth ka ndërmarrë një projekt të ri prej 32 milion dollarësh, që shfrytëzon një lloj bari, i cili është shumë i përhapur në gjithë botën.

Barërat përmbajnë nivele shumë të larta sheqeri, që mund të konvertohen me lehtësi në një lloj të ri biokarburesh.

Ajo që i bën shkencëtarët shumë entuziastë rreth këtij projekti është mundësia e kultivimit të barërave në çdo vend, madje edhe në toka jo të përshtatshme për të korrat.

Tradicionalisht, zonat rurale të Britanisë përdoren për ushqime të gjedhit si dhe për bjelljen e të korrave si gruri dhe misri. Por ndërsa barërat rriten thuajse kudo, nuk ka nevojë që të bëhet kompromis mes artikujve ushqimorë dhe karbureve.

Profesor Iain Donnison në Universitetin Aberystwyth thotë se disa lloj barërash, shumë të mirë për mjedisin, mund të përdoren për prodhimin e biokarbureve.

"Në rastin e barit Miscanthus, ai do të korret çdo vit dhe është shumë i efektshëm për sa i përket shfrytëzimit të nivelit të nitrogjenit, duke bërë të mundur që të mos përdoren kimikate. Ky është një lloj bari që rritet në toka të ndryshme, përfshirë edhe ato, ku nuk mund të kultivohen artikuj ushqimorë, veçanërisht prodhimet e drithrave".

Sapo këto lloj barërash priten, ato kalojnë nëpër një makineri të posaçme, që nxjerr një lëng të vaçantë shumë të ëmbël, siç shpjegon humultuesi i Universitetit Aberystwyth, Dr. Mike Morris.

"Bëhet fjalë për barin e tipit Rye, që nuk ka nevojë të mbillet çdo vit dhe përmban sasi të mëdha sheqeri, që mund të konvertohet me lehtësi në alkohol dhe në prodhime të tjera si acidet".

Bari kalon nëpër një shtypës, që ndan fibrat nga lëngu. Lëngu grumbullohet, kurse barri i shtypur riciklohet ose përdoret për të ushqyer kafshët.

Lëngu kalon nëpër një process fermentimi, duke u konvertuar në alkohol dhe etanol, komponentët kryesorë, që përdoren për prodhimin e biokarbureve.

Shkencëtarët përdorin të gjitha mbeturinat e këtij procesi, madje pretendojnë se riciklojnë 100 për qind prodhimet e barit.

Dr. Steven Fish në Universitetin Aberystwyth, thotë se këto zhvillime krijojnë shumë mundësi për të ardhmen.

"Ky process bën të mundur prodhimin e bio-qymyrgurit dhe bio-naftës. Në këtë aplikim interesant ngrihet pyetja nëse mund të përdoret si karburant për makinat apo për sistemet ngrohëse në shtëpi. Pjesë e studimet me këto pajisje ka për qëllim të analizojë bio-qymyrgurin dhe bio-naftën dhe të shikohet se çfarë përbërje kimike mund të rezultojë".

Studimi mund të ndryshojë mënyrën se si prodhohen biokarburet. Projekti ka tërhequr interesim në gjithë botën dhe shkencëtarët e angazhuar në të thonë se ai mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si prodhohen biokarburet në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG