Lidhje

Putin, konfident se do të fitojë zgjedhjet presidenciale


Kryeministri rus Vladimir Putin po shpreh besim se do të fitojë zgjedhjet presidenciale të së djelës.

Zoti Putin i tha një grupi gazetarësh të huaj sot në Moskë se protestat anti-Putin që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit ishin një përvojë e mirë për Rusinë.

Zoti Putin ka kundërshtuar të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e dhjetorit të akuzuara si të manipuluara. Partia Rusia e Bashkuara e kryeministrit siguroi përsëri shumicën në ato zgjedhje.

Dhjetra mijëra njerëz marshuan në protesta kundër zgjedhjeve të dhjetorit dhe dominancës politike të zotit Putin.

Grupet opozitare po përgatisin tani një tjetër demonstrate, duke thënë se presin manipulimin e votimit të djelën. Zoti Putin pritet të fitojë me lehtësi një mandate të tretë si president i Rusisë.

XS
SM
MD
LG