Lidhje

Nderohen aktorë e artistë në Qendrën Kenedi

  • Zëri Amerikës

Nderohen aktorë e artistë në Qendrën Kenedi

Nderohen aktorë e artistë në Qendrën Kenedi

Presidenti amerikan Barak Obama dhe Karolinë Kenedi, vajza e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi, drejtuan ceremoninë e përvitshme të zhvilluar dje në qendrën Kenedi për të nderuar personalitetet që kanë ndikuar në kulturën amerikane përmes artit.

Të vlerësuarit e këtij viti ishin violinçelisti Yo Yo Ma, aktorja Meril Strip, këngëtari Nil Dajmond këngëtarja e Brodueit Barbara kuk si dhe artisti i xhazit Soni Rollins.

Karolinë Kenedi e drejtoi këtë program në nder të babait të saj të vrarë, presidentit amerikan Xhon Kenedi, emrin e të cilit mban qendra.

Presidenti Obama i falenderoi të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë përpara nisjes zyrtare të programit.

Gjatë 34 viteve të organizimit të kësaj ceremonie janë vlerësuar rreth 165 figura të njohura të artit që kanë ndikuar në jetën amerikane si Fred Aster, Bruce Springsteen, Oprah Winfrey, Frank Sinatra, Paul McCartney dhe Elizabeth Taylor.

XS
SM
MD
LG