Lidhje

Myslimanët në gjithë botën po fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit


Myslimanët në gjithë botën po fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit ata luten dhe agjërojnë.

Myslimanët suni filluan agjërimin në agim të ditës së sotme, ndërsa shiitët pritet të fillojnë nesër. Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët nuk hanë apo pinë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.

Këtë vit muaji hënor i Ramazanit përkoi më herët se zakonisht, gjatë një vere jashtëzakonisht të nxehtë.

Muaji i Ramazanit shënon kohën kur mbi 1 mijë e 400 vjet më parë myslimanët besojnë se fjalët e Kuranit iu shfaqën Profetit Muhamed.

Ramazani në Amerikë, si kudo në botë, është muaj i agjërimit, lutjeve, bamirësisë, dhe reflekitmit. Myslimanët amerikanë me origjinë të ndryshme kombëtare mblidhen në qendrat islamike në gjithë Amerikën për adhurim dhe festimin e besimit të tyre. Për shumë myslimanë, Ramazani është një mundësi për të njohur miqtë e tyre jo-myslimanë me kulturën dhe traditat e tyre.

“Agjërimi është një çështje e rëndësishme veçanërisht në këtë muaj”.

Ndërkohë që muaji i Ramazanit fillon, amerikanët myslimanë mblidhen në qendrat islamike për adhurim, prishjen e agjërimit nga agimi deri në muzg, leximin e Kuranit, dhe ofrimin e ndihmës për të varfërit. Imami Abdullah Khouj është president i Qendrës Islamike në Uashington, qendra më e vjetër islamike në kryeqytetin amerikan.

“Ne përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të ndjehen sikur janë në një vend dhe komunitet mysliman. Ne ofrojmë ushqim për prishjen e agjërimit, ne kemi më shumë se 500 njerëz në qendrën tonë, burra, gra, fëmijë, familje. Shumë njerëz vijnë për lutje me ne”.

Imami Bassim Sayed drejton një komunitet mysliman në San Diego por ai ishte për vizit në Uashington. Ai ka plane të njejta për muajin e Ramazanit.

“Ne do të lexojmë nga Kurani çdo mbrëmje. Do të ushqejmë të varfërit për iftar dhe do të mblidhemi për të festuar së bashku këtë muaj të madh në të cilin Kurani u shfaq për të mirën e njerëzimit”.

Për myslimanët amerikanë, Ramazani nënkupton përmirësimin e disiplinës personale dhe ofrimin e ndihmës për të tjerët. Abbas Mohamed është diplomat nga Çadi.

“Ramazani është muaj i veçantë i vitit, muaj i faljes, lutjeve dhe i ndarjes së të mirave me fqinjët”.

Por si një pakicë që jeton në një shoqëri jo myslimane, për disa myslimanë Ramazani është me sfida.

“Është e vështirë kryesisht në punë ose në shkollë. Për studentët është më e vështirë sepse shumica e studentëve rreth tyre nuk agjërojnë dhe nuk e kuptojnë se çka është Ramazani.”
Megjithatë myslimanët e rinj amerikanë si Belal Sayed gjejnë rrugë për tejkalimin e këtyre sfidave.

“Përballem me shumë sfida por unë fokusohem në Kruanin dhe kjo i lehtëson sfidat e mija për të agjëruar çdo ditë”.

Imami Khouj beson se përshëndetja e presidentit Obama me rastin e muajit të Ramazanit ka ndihmuar në rritjen e vetëdijës në mesin e amerikanëve për Ramazanin.

“Presidenti i një vendi të madh e njeh faktin se njerëzit janë duke agjëruar dhe i ndan me ta ndjenjat e tyre dhe në të njejtën kohë i bënë ata të ndjehen të mirë se ardhur në këtë vend”.

Ai thotë se muaji i Ramazanit gjithashtu është një mundësi për arsimimin e jo myslimanëve gjatë iftareve ndërfetare. Ai thotë se larmia ne mesin e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara i jep Ramazanit në Amerikë një karakter të veçantë.

XS
SM
MD
LG