Lidhje

Rasmusen: NATO, Rusia të bashkëpunojnë për mbrojtjen nga raketat


Rasmusen: NATO, Rusia të bashkëpunojnë për mbrojtjen nga raketat
Rasmusen: NATO, Rusia të bashkëpunojnë për mbrojtjen nga raketat

Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen thotë se NATO-ja dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë mbi sistemin e mbrojtjes nga raketat për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme nga Irani apo vende të tjera.

Në një fjalim të përgatitur për një konferencë që do të zhvillohet nesër në Bruksel, zoti Rasmusen do t’u bëjë thirrje vendeve të NATO-s të bien dakort mbi një sistem mbrojtjeje nga raketat deri në takimin e ardhshëm të aleancës në nëntor. NATO-ja bëri publike disa pjesë të fjalimit sot.

Rusia reagoi pozitivisht kur zoti Rasmusen bëri thirrje për bashkëpunim mbi mbrojtjen nga raketat shtatorin e kaluar, megjithëse ka treguar skepticizëm rreth planeve amerikane për një sistem mbrojtjeje nga raketat në Evropë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sistemi synon të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nga sulme të mundshme të Iranit dhe nuk kërcënon Rusinë.

XS
SM
MD
LG