Lidhje

Plani amerikan i mbrojtes nga raketat vazhdon pa mbështetjen çeke

  • Andre Neshnera

Plani amerikan i mbrojtes nga raketat vazhdon pa mbështetjen çeke

Plani amerikan i mbrojtes nga raketat vazhdon pa mbështetjen çeke

Republika Çeke ka vendosur që të mos marrë pjesë në sistemin amerikan për mbrojtjen nga raketar ballistike për Evropën. Plani amerikan për sistemin e mbrojtjes nga raketat ballistike në Evropë ka kaluar përmes shumë ndryshimeve gjatë viteve të fundit. Propozimi fillestar i administratës së Presidentit Bush kërkonte dislokimin e 10 interceptorëve për raketa në Poloni dhe një objekt radarësh në Republikën Çeke. Ky projekt trajtonte këcënimin iranian me raketa ballistike me rreze të gjata veprimi.

Por administrata e Presidentit Obama ndoqi një tjetër pikpamje. Zyrtarët amerikan thanë se kërcënimi vjen nga armët iraniane me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Kështu, në shtator të vitit 2009, Presidenti Barak Obama anuloi planin e pararendësit të tij, për një plan më të adaptueshëm. Propozimi i ri përfshin vendosjen e interceptorëve SM-3 në Poloni deri në vitin 2015 dhe në Rumani deri në vitin 2018. Këto propozime ende janë në zhvillim e sipër. Analistët thonë se raketat SM-3 aktualisht gjenden në bordin e anijeve të marinës amerikane, duke i dhënë planit të Presidentit Obama fleksibilitetin që i mungonte propozimit të Presidentit Bush.

Ekspertët thonë se zyrtarët në Republikën Çeke muajin e kaluar reaguan negativisht ndaj planit të presidentit Obama meqenëse kishin shpresa për objektin e radarëve të parashikuar në planin e Presidentit Bush.

Daril Kimball është shef i Shoqatës për Kontrollin e Armëve, një firmë private kërkimesh.

“Kur administrata e Presidentit Obama hartoi planet për dislokimin e atij sistemi, kjo nënkuptoi një objekt të rendësishëm radarësh në Republikën Çeke e cila ishte çështje e debatuar brenda atij vendi dhe kishte kundërshtime të mëdha publike ndaj saj, nënkuptoi se plani i ri amerikan nuk parashikonte sistemin e radarëve. Në vend të saj, administrata e Presidentit Obama ka propozuar një rol më të vogël për Republikën Çeke dhe si reagim, zyrtarët çek ishin të zhgënjyer dhe disa ligjvënës u cituan të kenë thënë se atyre u ishte ofruar një çmim ngushëllimi dhe se nuk e donin.”

Marko Papiç, analist me STRATFOR, një firmë private për çështjet e zbulimit, flet për të atë që çekët e quajnë çmim ngushëllimi.

“Është një plan i rihartuar, Republika Çeke do të merrte si të thuash një dhomë me komjutera me një fond prej 2 milion dollarësh në vend të një radari gjigand që kushton rreth 100 milion dollarë. Kështu që Praga thjesht vendosi që shpërblimi nuk javlente përballë rrezikut të brendëshëm dhe u tërhoq.”

Në thelb, thotë zoti Papiç, Shtetet e Bashkuara i hodhën një kockë zyrtarëve çek.

“Është një sistem i paralajmërimit të hershëm. Dhe nuk ka asnjë arsye teknologjike, inxhinierike apo asnjë arsye që kjo të jetë jashtë Shteteve të Bashkuara.Mund të jetë në Pentagon.”

Rusia vazhdimisht është shprehur kundër planeve amerikane për sistemin evropian të mbrojtjes nga raketat ndërkontinentale. Moska nuk beson se synimi është mbrotja nga sulmet me raketa nga vende si Irani. Zyrtarët rus e shohin sistemin se ka në shënjestër Moskën, një akuzë kjo e hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara. Në anën tjetër, shumë vende të Paktit të Varshavës ende e shohin Moskën si kërcënim. Por jo Republika Çeke thotë zoti Papiç.

“Republika Çeke është një prej vendeve qendrore dhe lindore të Evropës që nuk ndjen të njëjtat lloj kërcënimesh, kërcënime egzistanciale siç mund të ndjejë Romania dhe Polonia. Kjo është përfundimisht sepse Republika Çeke gjendet prapa maleve Karpate dhe Tatra dhe nuk kufizohet me Rusinë dhe ka zona sigurie të vetat. Ndaj për çekët, sistemi i mbrojtes nga raketat ka qënë si të thuash një angzhim luksi dhe sipas dëshirës. Asnjëherë nuk ka qënë një çështje e thellë e sigurisë kombëtare çeke.”

Shumë ekspertë, përfshi Daryl Kimball me Shoqatën për Kontrollin e Armëve, thonë se vendimi çek ishte i papërgjegjshëm. Ata thonë se vendosja e pjesëve të sistemit të mbrojtjes nga raketat nuk është çështje prestigji, por nevoje për të siguruar që vendet janë të mbrojtura në mënyrë adekuate kundër sulmeve të mundëshme me raketa nga vende të papërgjegjshme.

XS
SM
MD
LG