Lidhje

Rihapet për fluturime hapësira mbi Irlandë dhe pjesë të Skocisë


Rihapet për fluturime hapësira mbi Irlandë dhe pjesë të Skocisë
Rihapet për fluturime hapësira mbi Irlandë dhe pjesë të Skocisë

Autoritetet evropiane thonë se hapësira mbi Irlandë dhe pjesë të Skocisë janë rihapur për fluturime komerciale pasi një re hiri vullkanik që vinte drejt jugut bëri që aeroportet të mbylleshin sot.

Agjencia e trafikut ajror Eurokontroll tha se reja e hirit ishte zvogëluar aq shumë nga gjysma e ditës sa nuk përbënte më kërcënim për aeroplanët.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian tha se kompanitë ajrore kanë humbur më shumë se 3 miliard dollarë pasi hiri vullkanik bllokoi fluturimet për gati një javë muajin e kaluar.

Reja gjigande bëri që më shumë se 100 mijë fluturime të anuloheshin dhe bllokoi më shumë se 10 milion pasagjerë për disa ditë.

XS
SM
MD
LG