Lidhje

Tentativë e dështuar për të vjedhur brirë rinoceronti në një muze britanik

  • Ardita Dunellari

Tentativë e dështuar për të vjedhur brirë rinoceronti në një muze britanik

Tentativë e dështuar për të vjedhur brirë rinoceronti në një muze britanik

Një bandë hajdutësh që u përpoqën të vjedhin brirët e rinocerontëve nga muze të ndryshëm në Europë kanë vepruar sërish, por kësaj rradhe pa rezultat.

Policia britanike thotë se hajdutët hynë në Muzeun e Historisë së Natyrës në Tring, në veriperëndim të Londrës, mëngjesin e sotëm dhe morën brirët nga dy rinocerontë të balcamosur. Zyrtarët e muzeut thanë se brirët ishin të rremë, si pasojë e një serie vjedhjesh në muzeume të tjera.

Muzeu qëndroi sot i mbyllur ndërsa hetuesit këkonin për prova që mund t’i çojnë në gjurmët e hajdutëve.

Menaxheri i Muzeut Pol Kiçing tha se ishin shumë të shqetësuar nga ngjarja, por e quajti tentativën për grabitje të pavlerë. Megjithatë incidenti i fundit ka shqetësuar policinë, që mendon se tregu i paligjshënm i brirëve të rinoceropntëve është zgjeruar.

Vjedhje të ngjashme të tyre janë njoftuar në Itali, Gjermani dhe Britani. Ekspertët thonë se brirët e rinocerontëve- që përdoren në produkte medicinale në Azi- janë më të shtrenjta se diamantët, ari, heroina ose kokaina.

Policia thotë se brirët e rinocerontëve janë shumë të kërkuar edhe nga tregu i zi i koleksionistëve. Muzetë nëpër Europë janë njoftuar për të hequr brirët e rinocerontëve nga stendat ku janë ekspozuar dhe t’i zëvendësojnë ato me kopje të bëra nga materiale plastike.

Brirët e vërtetë të rinocerontit të ekspozuara në Muzeun e Natyrës në Tring kanë vlerën e 400 mijë dollaërve.

XS
SM
MD
LG