Lidhje

Bashkimi Evropian merr masa kundër Francës mbi politikën ndaj popullsisë rome

  • Zëri Amerikës

Franca ka dy javë kohë për t’iu përgjigjur procedurave ligjore të Bashkimit Europian për masat e ashpra të ndërrmara ndaj popullatës rome.

Bashkimi Evropian tha sot se Parisi duhet të hartojë një plan tranzicioni deri më 15 tetor në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë të BE-së. Por Bashkimi Evropian nuk e akuzoi Francën për diskriminim ndaj pakicave.

Komisioneria evropiane për Drejtësinë Viviene Reding tha sot se në legjislacionin e saj Franca nuk ka dhënë garancitë e duhura për të siguruar këtë liri lëvizje.

Bashkimi Evropian vendosi të mos marrë ndonjë masë kundër Francës pas njoftimeve për diskrimin ndaj grupeve të pakicave, por i dërgoi Parisit një sërë pyetjesh për politikat franceze ndaj romëve.

Qeveria e presidentit Nikola Sarkozi ka mbyllur kampet e romëve dhe ka deportuar rreth 1000 romë si pjesë e masave në luftën kundër krimit.

XS
SM
MD
LG