Lidhje

Franca i cilësoi "të papranueshme" kritikat e BE-së për deportimin e romëve


Franca i cilësoi "të papranueshme" kritikat e BE-së për deportimin e romëve
Franca i cilësoi "të papranueshme" kritikat e BE-së për deportimin e romëve

Franca iu kundërpërgjigj kritikave të ashpra të Bashkimit Evropian lidhur me deportimin e romëve, duke thënë se kritikat e BE-së janë thjeshtë të "papranueshme".

Zyra e presidentit Nikolas Sarkozi hodhi poshtë kritikat zyrtare të BE-së ndaj politikës franceze të emigracionit, madje bëri thirrje për një "dialog të qetë".

Dje, Komisionerja e Drejtësisë në BE, Viviane Reding, shprehu indinjatë ndaj deportimit të vazhdueshëm të romëve nga Franca, të cilat ajo i krahasoi me persekutimin e pakicave në kohën e nazizmit.

Ministri i çështjeve evropiane, Pierre Lellouche tha sot se kritikat e Bashkimit Evropian ishin të papërshtatshme.

Gjatë javëve të fundit, autoritetet franceze kanë shpërndarë mbi 100 kampe të paligjshme dhe kanë deportuar më shumë se një mijë romë, kryesisht në Rumani, gjest ky që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti Sarkozi i ka karakterizuar deportimet si pjesë e një fushate kundër krimit.

XS
SM
MD
LG