Lidhje

OBK kritikon Francën për dëbimin këtë javë të gati 300 romëve


Organi kundër racizmit i Kombeve të Bashkuara po kritikon Francën për dëbimin këtë javë të gati 300 romëve të tjerë në atë që qeveria franceze e quan shtypje të krimit.

Komiteti për Mënjanimin e Diskriminimit Racor shprehu sot shqetësim rreth qindra romëve që janë dërguar në Rumani javët e fundit dhe i bëri thirrje qeverisë franceze të luftojë shtimin e racizmit dhe ksenofobisë në fjalime politike.

Franca iu përgjigj kritikës me një kumtesë, duke thënë se po i përmbahet ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Zyrtarë francezë kanë thënë se të gjithë romët që u dërguan me avion jashtë Francës kanë pranuar të largohen vullnetarisht dhe u kompensuan me para. Por paneli i Kombeve të Bashkuara vë në dyshim se të gjithë romët kishin dhënë pëlqen ose që i kuptuan plotësisht të drejtat e tyre.

Franca ka dëbuar këtë vit rreth 8 mijë romë. Vitin e kaluar, qeveria dëboi rreth 10 mijë romë, por më shumica u rikthyen në Francë.

XS
SM
MD
LG