Lidhje

Aktivistë të komunitetit rom akuzojnë Francën për praktika naziste


Një udhëheqës i komunitetit rom në Rumani e krahasoi dëbimin e romëve nga Franca me ato të kryera nga udhëheqësi pro-nazist i Rumanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Iulian Radulescu bëri lidhjen mes veprimeve të presidentit francez Nikola Sarkozy dhe diktatorit rumun Ion Antonescu gjatë një interviste për agjencinë Associated Press.

Antonescu deportoi mijëra romë nga Rumania për në rajonin sovjetik në vitin 1942. Shumë prej tyre gjetën vdekjen nga sëmundjet dhe uria. Nazistët gjermanë vranë mijëra romë gjatë Holokaustit.

Këtë vit, Franca deportoi gati 8 mijë romë, duke dërguar qindra prej tyre me avionë mbrapsht për në Evropën lindore vetëm gjatë këtij muaji. Lëvizja ka ngritur shqetësime për diskriminim etnik.

Të martën, zyrtarët e Bashkimit Evropian paralajmëruan Francën të sigurojë zbatimin e ligjit të bllokut dhe tërhoqi vëmendjen kundër politikave raciste.

Presidenti francez Sarkozi i ka dalë në mbështetje kësaj lëvizje si luftë kundër krimit.

XS
SM
MD
LG