Lidhje

Itali: Pako bombë tek ambasada greke në Romë


Itali: Pako bombë tek ambasada greke në Romë
Itali: Pako bombë tek ambasada greke në Romë

Policia italiane tha se një pako bombë u gjet sot tek ambasada greke në Romë.

Policia tha se pakoja nuk shpërtheu dhe bomba u çaktivizua nga specialistët.

Pakoja bombë gjendet dy ditë pasi pako të ngjashme shpërthyen në ambasadat kiliane dhe zvicerane në kryeqytetin italian. Dy punonjës të ambasadave u plagosën nga shpërthimet.

Pjesëtarë të një grupi anarkist morën përgjegjësinë për pakot bomba të javës së kaluar, ndërsa për përpjekjet e sulmit të sotëm ende nuk e ka marrë kush përgegjësinë.

Policia në të gjithë Evropën ka qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmi vetëvrasës në Stokholm në fillim të këtij muaji që vrau autorin e sulmit dhe plagosi dy veta.

Javën e kaluar, 12 të dyshuar për terrorizëm u arrestuan në Britani.

XS
SM
MD
LG