Lidhje

Britani: Përgatitjet për dasmën e princit Ulliam me Kejt Midëllton


Britani: Përgatitjet për dasmën e princit Ulliam me Kejt Midëllton
Britani: Përgatitjet për dasmën e princit Ulliam me Kejt Midëllton

Dasma e Princit William me Kate Middleton më 29 prill, do të jetë e mbushur me pompozitet, me një ceremoni jo tërësisht tradicionale, e cila do të përfundojë me një mbrëmje vallëzimi në Pallatin Buckingham.

Zyrtarët e Pallatit thanë se ceremoninë fetare për bashkimin e çiftit do ta drejtojë Peshkopi i Canterbërit, Rouan Uilliams. Martesa fetare e çiftit 28-vjeçar do të bëhet në Katedralen Westminster.

Por ndryshe nga tradita mbretërore, nusja do të mbërrijë në ceremoni me makinë, në vend të karrocës prej xhami. Kjo është një përpjekje e familjes mbretërore që ceremonia të mos duket aq luksoze në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton Britania.

Megjithatë, të porsamartuarit do të kthehen në Pallatin Bakingam, me një karrocë, e cila do të kalojë përmes Londrës, duke i dhënë mundësinë shumë londinezëve dhe turistëve të shohin çiftin mbretëror.

XS
SM
MD
LG