Lidhje

Marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji mbeten të ngrira 3 vite pas luftës

  • Xhemjs Bruks

Marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji mbeten të ngrira 3 vite pas luftës

Marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji mbeten të ngrira 3 vite pas luftës

Tre vjet pas shpërthimit të luftës ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë më 8 gusht, 2008, të dy vendet ende e shohin shtrembër njëri-tjetrin. Vijat e përkohshme të armëpushimit duken gjithnjë e më shumë si kufij të përhershëm.

Këtu në zemër të maleve të Kaukazit, kjo kullë e lashtë vëzhgimi e Gjeorgjisë është bërë përseri e dobishme. Nga lart, Adam Bartnicki, një vëzhgues evropian, ndjek lëvizjet ushtarake në anën e Osetisë së Jugut për të parë nëse po respektohen linjat e armëpushimit. Nga lartësia shihet një nga dy bazat e reja ruse që janë në përfundim e sipër.

“Në jemi përgjegjës për të vëzhguar 9 ose 12 baza të rojeve kufitare të Federatës Ruse. Ato duken si kërpudha”.

Në bazat e reja do të vendosen rreth 5 mijë ushtarë rusë, një shifër kjo 10 herë me e madhe se numri i trupave ruse para fillimit të luftës. Aty pranë, Lia Chlachidze është një nga banaorët e pakët që kanë mbetur në fshatin kufitar Ergeneti në Gjeorgji. Ajo jeton në mesin e fushave të braktisura të rrushit dhe rrënojave të djegura të 140 fermave gjeorgjiane.

“Prindërit e mi janë varrosur në territorin e pushtuar. Kush e di sa vjet do të kalojnë para se unë do të jem në gjendje t’i vizitoj ata? Kjo është një tragjedi njerëzore. Nuk mund të flasim mbi këtë pa derdhur lot”.

Në pikën ushtarake lokale të kontrollit, vetëm qentë mund të kalojnë vijën e kufirit. Banorët e Osetisë Jugore kanë ndërprerë kanalet e ujitjes. Dhe dy baza të tjera ruse bllokojnë rrugën. Më në jug, në Gori, është vendlindja e diktatorit sovjetik Josif Stalin.

Nanuli Pervashvili jeton me tre anëtarët e familjes me të ardhura mujore prej 125 dollarësh. Ajo ka ikur nga Osetia e Jugut, që kur filluan luftimet.

“Ne u larguam me duarbosh”.

Aty pranë, disa burra gjeorgjianë luajnë tavëll në mëngjesin e kësaj dite.
Shalva Erbakidze thotë se ata nuk mund të kthehen në shtëpi.

“Ne nuk punojmë. Ata nuk i punësojnë njerëzit tanë sepse ne jemi refugjatë”.

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, kanë filluar debate të ashpëra me afrimin e përvjetorit të luftës.

Politikania e opozitës Nino Burjanaxe akuzon qeverinë për festimin e një humbjeje.

“Vitin e kaluar, kam ngritur një pyetje për qeverinë: Ne festojmë 8 gushtin me fishekzjarre dhe me koncerte. Çfarë festojmë? Çfarë arsye kemi për të festuar? Nëse ne me të vërtetë fituam diçka, çfarë është kjo? Pse askush në Gjeorgj nuk di gjë për këtë, duke përfshirë edhe mua?”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Tornike Gordadze ofron përgjigje për këtë:

“Ne kemi mbijetuar. Kjo ishte një përpjekje shumë serioze për të shkatërruar shtetin tonë. Dhe objektivi kryesor i kësaj lufte nuk ishte pushtimi i këtyre dy rajoneve, të cilat ende mbeten të pushtuara sot e që përbëjnë 20 për qind të territorit gjeorgjian. Por objektivi kryesor ishte shkatërrimi i qeverisë aktuale dhe regjimit të tanishëm, për të ndryshuar regjimin në Gjeorgji”.

Për të mbijetuar, qeveria e Gjeorgjisë është afruar me perëndimin. Marinsat amerikane tani stërvisin ushtarët gjeorgjianë.

Ambasadori i Shteteteve të Bashkuara John Bass thotë se stërvitja e ushtarëve gjeorgjianë është për misionin në Afganistan, ku Gjeorgjia është kontribuesi i dytë më i madh me trupa i vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s, pas Australisë.

“Ata kanë rritur kontributin e tyre në një kohë kur shumica e aleatëve dhe partnerëve janë duke zvogëluar kontributin e tyre”.

Koha e stërvitjeve ushtarake duket se është një shenjë e qartë se Perëndimi është duke vëzhguar ushtrinë ruse me kujdes të veçantë.

XS
SM
MD
LG