Lidhje

Putin, thirrje protestuesve rusë të heqin dorë nga mllefi politik

  • Zëri Amerikës

Kryeministri Vladimir Putin po u bën thirrje rusëve të lënë mënjanë mllefin politik që nxori mijëra njerëz në rrugë për të protestuar pas zgjedhjeve që ndanë vendin.

Zoti Putin tha se ka ardhur koha për të ecur përtej emocioneve dhe betejave politike që pasuan zgjedhjen e tij si president. Ai tha se është tani përgjegjësia e të gjitha partive politike të bashkojnë forcat për të përmirësuar jetën e popullit rus.

Fjalimi vjetor i zotit Putin në Duma apo dhomën e ulët të parlamentit sot është i fundit në postin e tij si kryeministër. Ai do të bëjë betimin për mandatin e tretë si president më 7 maj.

Kryeministri Putin u përqëndrua gjithashtu tek ekonomia, e cila është përballur me beteja serioze në vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG