Lidhje

Rusia: Sonda e Marsit mund të bjerë në Atlantik, pranë Argjentinës


Rusia: Sonda e Marsit mund të bjerë në Atlantik, pranë Argjentinës
Rusia: Sonda e Marsit mund të bjerë në Atlantik, pranë Argjentinës

Agjencia ruse e hapësirës tha se sonda e dështuar për në planetin Mars mund të bjerë në ujrat e Oqeanin Atlantik pranë bregut të Argjentinës.

Roscosmos parashikoi më parë që sonda të binte në Oqeanin Paqësor. Por agjencia tha se pjesë të sondës do të godasin tokën të djelën ose të hënën.

Sonda 13 tonëshe u lëshua në nëntor me misionin për të eksploruar hënën marsiane të Phobos. Por anija ngeci në orginën e tokës kur kompjuteri pati difekt dhe raketa hedhëse dështoi.

Mbetjet e hapësirës mund të përfshijnë disa materiale radioaktive, por agjencia ruse e hapësirës nuk pret që ato të përbëjnë rrezik për shëndetin.

Projekti i dështuar Phobus-Grunt është mes shumë sprapsjeve madhore të agjencisë ruse të hapësirës. Kreu i programit rus, në një intervistë të publikuar të martën, la të kuptohej se forcat e huaja mund të jenë pas dështimit të fundit të sondës ruse.

XS
SM
MD
LG