Lidhje

Çifti amerikan refuzon djalin e adoptuar rus


Autoritetet në Moskë kanë reaguar ashpër ndaj rastit të një djali, i cili u kthye në Rusi nga një çift amerikan i cili e adoptoi atë më pak se një vit më parë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot se Rusia duhet "të ngrijë" të gjitha birësimet e fëmijëve rusë nga amerikanët si rezultat i trajtimit të shtatë vjeçarit Artyom Savelyev. Më vonë, Ministria e Arsimit tha se ka pezulluar licencën e agjencisë amerikane që përgatiti miratimin e adoptimit.

7-vjeçari Artyom arriti të kthehet në Rusi dje, duke mbajtur një shënim nga nëna e tij adoptive ku thuhej se djali ishte i dhunshëm dhe kishte probleme të rënda psikologjike, dhe se zyrtarët rusë duhet ta marrin atë përsëri. Djali u nis vetëm që nga përtej Atlantikut, dhe për të u kujdesën shoqëruesit e fluturimit. Familja adoptive kishte porositur dikë që ta priste djalin në Moskë, dhe ta çonte në Ministrinë e Arsimit.

Ambasadori amerikan në Rusi tha se ishte i tronditur dhe i revoltuar nga trajtimi i djalit.

XS
SM
MD
LG