Lidhje

50 të vdekur dhe dëme tepër të rënda nga zjarret masive që kanë përfshirë Rusinë


Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar banorët e Moskës që të mbrohen nga reja e dendur e tymit që ka mbuluar qytetin, si rezultat i zjarreve në pyje.

Tymi ka hurë nëpër shtëpi dhe zyra, mbadje edhe në metronë e nëndheshme të qytetit.

Zyrtarët thonë se tymi përmban gaze të rrezikshme dhe se qendrimi jashtë është i dëmshmë edhe për njerësit e shëndetshëm.

Ata e krahasojnë ekspozimin ndaj ajrit të ndotur nga tymi me pirjen e disa paketave cigare.

Zjarret janë shkaktuar nga thatësira dhe temperaturat e larta që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius në Moskë.

Numri i të vdekurve nga zjarret ka arritur në 50 vetë dhe kanë djegur mijëra shtëpi në disa fshatra dhe qytete.

Flakët i janë afruar edhenjë laboratori kryesor bërthamor dhe kanë dëmtuar rëndë një bazë të forcave ajrore pranë Moskës. Media ruse bëri të ditur se janë shkatërruar 200 avionë.

Presidentin Dmitri Medvedev shkarkoi shefin e aviacionit të marinës ruse deh gjashtë oficerë të tjerë të lartë se u përpoqën të fshihnin lajmet për dëmtimin e bazës.

XS
SM
MD
LG