Lidhje

Rusi: Tymi i dendur, shkak për kufizimin e fluturimeve në aeroportin e Moskës


Në Rusi, autoritetet thonë se tymi i dendur nga zjarret massive ka bërë që sot të kufizohen fluturimet në aeroportin e Moskës.

Disa fluturime ndryshuan drejtim ose nuk u nisën fare, pasi nivelet e tymit arritën 5 herë më të larta se niveli i zakonshëm.

Zjarret kanë shkaktuar vdekjen e 50 njerzve.

Zyrtarët e sektorit të shëndetsisë i kanë paralajmëruar banorët e Moskës që të mbrohen nga tymi i dëndur që ka mbuluar kryeqytetin. Zyrtarët thonë se qëndrimi përjashta mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit e shëndetshëm. Ata e krahasojnë ekspozimin me ajrin e ndotur si të pish disa paketa cigaresh.

Zjarret janë pasojë e një thatësire të madhe dhe temperaturave të larta në Moskë, që i kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Ndërkohë, Rusia njoftoi edhe pezullimin e eksportimit të e drithërave si rezultat i thatësirës së gjatë, çfarë ka çuar në rritjen më të lartë në dy vite të çmimit të miellarve amerikane.

Çmimi për pak më shumë se 27 kilogram miell arriti në 7.85 dollarë në Bordin e Tregtisë së Çikagos, ku blihen dhe shiten kontratat për mallrat.

Ndalimi i eksportit rus mund të rrisë çmimet e bukës, drithërave dhe ushqimeve të bagëtive në një pjesë të mirë të botës.

Kryeministri Vladimir Putin urdhëroi ndalimin e eksporteve të drithërave nga gushti deri në fund të vitit. Ai tha se kjo masë synon të kontrollojë çmimet e ushqimeve dhe bagëtive në Rusi.

XS
SM
MD
LG