Lidhje

Vdes ish-kryeministri rus Viktor Çernomyrdin

  • Zëri Amerikës

Vdes ish-kryeministri rus Viktor Çernomyrdin

Vdes ish-kryeministri rus Viktor Çernomyrdin

Ish kryeministri rus, Victor Chernomyrdin, i cili ndihmoi që Rusia të dilte nga periudha e trazuar pas sovjetike e viteve 1990-të, vdiq sot në moshën 72 vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por u njoftua se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, veçanërisht pasi bashkëshortja e tij prej 50 vjetësh vdiq në fillim të këtij viti.

I emëruar nga presidenti i atëhershëm Boris Yeltson, zoti Chernomyrdin ishte kryeministri që shërbeu më gjatë në Rusinë pas sovjetike. Ai hyri në negociata me rebelët çeçenë dhe pasi u largua nga posti në Kremlin në vitin 1998, shërbeu edhe si ambasador në Ukrainë për një dekadë.

Zoti Chernomyrdin ishte një prej themeluesve të Gazpromit, kompania më e madhe e gazit natyror në botë. Thuhet se kjo kompani shtetrore kontrollon 17 për qind të rezervave me gaz të botës.

XS
SM
MD
LG