Lidhje

Prodhimi industrial i paraprin rimëkëmbjes ekonomike të Rusisë


Prodhimi industrial i paraprin rimëkëmbjes ekonomike të Rusisë
Prodhimi industrial i paraprin rimëkëmbjes ekonomike të Rusisë

Prodhimi ekonomik i Rusisë u zgjerua 4,2 përqind në periudhën janar-qershor të kërij viti ndërkohë që vendi po del nga rënia ekonomike, më e madhja në një dekadë. Analistët thonë se rritja e prodhimit industrial është arsyeja kryesore e zgjerimit ekonomik. Por jo të gjithë po i ndjejnë përfitimet e kësaj kthese.

Zyrtarët rusë thonë se gjendja ekonomike në Rusi po përmirësohet. Rusia shihet si një nga aktorët e mëdhenj në tregun global krahas Brazilit, Indisë dhe Kinës. Disa analistë parashikojnë se brenda 25 vjetëve të ardhshëm,ekonomitë e këtyre vendeve së bashku do të jenë më të mëdha se sa ato të Grupit të Shtatëshes, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, duke i bërë ato forcën dominuese globale në të gjitha fushat, nga tregtia e deri te financat.

Russia renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës, gazit, bakrit, manganezit, boksitit, grafitit, uranit, titanit, arit, argjendet dhe platinit.

Andrei Kortunov, kreu i Fondacionit Euroazia e re”, thotë se në disa sektorë të ekonomisë globale, Rusia është një faktor kryesor:

"Të marrim energjinë për shembull. Rusia luan një rol në tregjet globale të energjisë dhe patjetër mund të ndikojë në gjendjen energjitike globale.”

Rritja e çmimeve të naftës do ta ndihmojë Rusinë të ruajë edhe vitin tjetër rezervat e saj prej 40 miliard dollarësh, thonë zyrtarët.

Ndonëse Rusia është një ndër eksportuese të naftës, çmimet e benzinës në vend vazhdojnë të rriten dhe kjo është pasojë e monopoleve të mëdha në sektorët kryesorë të ekonomisë. Rritja e çmimeve të benzinës është bërë burim pakënaqësie në rritje mes rusëve të thjeshtë.

“Mendoj se jeta po i kthehet normalitetit, njerëzit kanë tani më shumë para, shotë ky shofer taksie. Problemi i vetëm është se benzina po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Cilësia e benzinës është e dobët por çmimi është i lartë.”

Çmimi i benzinës me cilësi të ulët ishte në muajin korrik 0,5 euro për litër, në një vend ku paga mesatare është 500 euro në muaj. Vitin e kaluar, ekonomia ruse u tkurr 8 përqind por po e merr veten. Edhe sistemi financiar, sipas analistëve, po e merr veten pas krizës ekonomike botërore falë masave urgjente të marra nga qeveria ruse. Ata besojnë se sektori financiar i ekonomisë ruse po bëhet gjithnjë e më tërheqës për investimnet e huaja.

"Mendoj se masat e marra nga shteti për të ndihmuar sektorin bankar janë vlerësuar pozitivisht nga investuesit e huaj. Rreziqet ishin të larta kudo në botë. Tani që rreziqet po zbuten, sektori financiar rus do të jetë më me interes për investuesit e huaj,” thotë Mark Rubinstein, analist i firmës IFC Metropol.

Rusia renditet e 146-a në indeksin e korrupsionit të organizatës Transparency International, njëlloj si Zimbabveja dhe bizesi i huaj nuk ndihet i mbrojtur aty megjithë zotimet e udhëheqësve rusë për ta përmirësuar gjendjen. Qeveria ruse e kupton se pa një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, vështirë që ekonomia e vendit të shkëputet nga varësia e naftës dhe e gazit dhe të zhvillojë gradualisht industritë e teknologjisë së lartë.

Por analistët thonë se me korrupsionin e përhapur, burokracinë e pafund dhe sistemin e korruptuar gjyqësor, udhëheqësit e Rusisë kanë një punë të vështirë përpara.

XS
SM
MD
LG