Lidhje

Rusi: Gazetari Mihail Beketov shpallet fajtor për shpifje

  • Zëri Amerikës

Rusi: Gazetari Mihail Beketov shpallet fajtor për shpifje

Rusi: Gazetari Mihail Beketov shpallet fajtor për shpifje

Një gjykatë ruse e dënoi për shpifje gazetarin rus Mihail Beketov, dy vjet pasi ai ishte rrahur në mënyrë mizore. Në vitin 2007, ai e akuzoi kryetarin e bashkisë se ishte përfshirë në hedhjen në erë të makinës së tij. Një vit më vonë, gazetarin e sulmuan me egërsi, duke lënduar rëndë, e duke e lënë në karrige invalidi, pa qenë i aftë të flasë dhe me dëmtime në tru.

Beketov kishte raportuar lidhur me një plan kundërthënës, për ndërtimin e një rruge përmes pyllit të mbrojtur të Khimkit, e njëjta çështje për të cilën raportoi edhe gazetari Oleg Kashin i gazetës Kommersant, të cilin e rrahën keq të shtunën.

Gjykata e distriktit Khimki në periferi të Moskës dha vendimin për pagesën e një gjobe të vogël prej 160 dollarësh nga Mihail Beketov. Avokati i zotit Beketov thotë se do ta apelojë vendimin.

XS
SM
MD
LG