Lidhje

Rusi: Kodorkovski dhe Lebedev fajtorë për përvetësim pasurie

  • Zëri Amerikës

Rusi: Kodorkovski dhe Lebedev fajtorë për përvetësim pasurie

Rusi: Kodorkovski dhe Lebedev fajtorë për përvetësim pasurie

Ata akuzohen se kanë përvetësuar 350 milion ton naftë dhe se kanë pastruar rreth $25 miliard dollarë të ardhura.

Njoftimet ruse të lajmeve thonë se një gjykatë vendosi se Mikail Kodorkovski dhe partneri i tij i biznesit janë fajtorë për përvetësimin e pasurive të të tjerëve.
Vendimi do të thotë se ata të dy janë shpallur fjator për vjedhjen e naftës nga ish kompania Jukos e Kodorkovskit.

Gjykatësi ende nuk e ka bërë të njohur dënimin.

Ish shefi ekzekutiv i kompanisë Jukos, Kodorkovski, i cili dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, dhe partneri i tij Platon Lebedev, akuzohen se kanë përvetësuar 350 milion ton naftë dhe se kanë pastruar rreth $25 miliard dollarë të ardhura.

Të dy të pandehurit i mohojnë akuzat duke thënë se po akuzohen pa të drejtë vetëm se kanë kundërshtuar politikat e Kremlinit.

Kodorkovski është tani pranë përfundimit të dënimit të tij 8-vjeçar për mashtrim dhe mospagim taksash.

XS
SM
MD
LG