Lidhje

Rusia kërkon kufizimin e dislokimit të NATO-s në Evropën Qendrore

  • Zëri Amerikës

Rusia kërkon kufizimin e dislokimit të NATO-s në Evropën Qendrore

Rusia kërkon kufizimin e dislokimit të NATO-s në Evropën Qendrore

Një gazetë e njohur ruse shkruan se Moska do të kërkojë që çdo bashkëpunim i ardhshëm i Rusisë me NATO-n të kushtëzohet nga kufizimi i numrit të forcave të aleancës në shtetet e reja anëtare të Natos në Evropën qendrore.

Sipas gazetës Kommersant, Moska kërkon që të ndalohet dislokimi i një numri të madh forcash luftarake në vendet që janë anëtarësuar në NATO pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ky njoftim bëhet i ditur ndërkohë që presidenti rus Dimitri Medvedev përgatitet të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në nëntor, gjatë të cilit aleanca pritet të miratojë një plan të gjerë strategjik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen pritet të vizitojë Moskën para takimit të lartë të Lisbonës më 19 dhe 20 nëntor.

XS
SM
MD
LG