Lidhje

Rusia i propozon Natos sistem të ndarë për mbrojtjen nga raketat

  • Zëri Amerikës

Rusia i propozon Natos sistem të ndarë për mbrojtjen nga raketat

Rusia i propozon Natos sistem të ndarë për mbrojtjen nga raketat

Presidenti rus Dmitri Mevdvedev i propozoi udhëheqësve të NATO-s një sistem të përbashkët të mbrojtjes nga raketat që e ndan mbrojtjen e Evropës mes dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë.

Gazetat ruse citojnë zyrtarët të kenë thënë se plani përcakton ndarjen e barabartë të përgjegjësisë për mbrojtjen nga raketat të territoreve mes Rusisë dhe NATO-s.

Zoti Medvedev tha të shtunën se i ashtuquajturi sistem për mbrojtjen nga raketat me sektorë të veçantë do të ishte mundësia më e pranueshme për Rusinë.

I dërguari rus në NATO Dmitri Rogozin tha në faqen e tij në Twitter se një marrëveshje e tillë mund të parandalojë konfrontime në të ardhmen dhe të nxisë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fo Rasmussen tha se hollësitë e bashkëpunimit të propozuar do të finalizohen para takimit të ministrave të mbrotjes të Rusisë dhe të NATO-s në qershor të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG