Lidhje

Rusia: Bashkëpunimi me NATO-n për raketat vetëm si partnere të barabarta

  • Zëri Amerikës

Rusia: Bashkëpunimi me NATO-n për raketat vetëm si partnere të barabarta

Rusia: Bashkëpunimi me NATO-n për raketat vetëm si partnere të barabarta

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia është e hapur ndaj bashkëpunimit me Naton mbi çështjen e mbrojtjes nga raketat, për aq kohë sa ato të jenë partnere të barabarta.

Zoti Lavrov u tha gazetarëve në kryeqytetin koreanojugor, Seul, sot se bashkëpunimi për mbrojtjen nga raketat do të ishte i mundur nëse palët do të respektonin dhe do të merrnin parasysh interesat e njëra tjetrës.

Shefi i Natos Anders Fog Rasmusen vizitoi Kremlinin në fillim të këtij muaji për të nxitur bashkëpunimin me Rusinë për një sistem mbrojtjesh nga raketat në Evropë.

Anëtarët e Natos thonë se sistemi synon ta mbrojë rajonin nga raketa që mund të hidhen nga Irani.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha muajin e kaluar se Moska dëshiron të ketë më shumë hollësi mbi projektin para se të vendosë nëse do të marrë pjesë.

XS
SM
MD
LG