Lidhje

Rusia ndihmon hetimet mbi rrëzimin e avionit të Presidentit polak Leh Kazinski

  • Zëri Amerikës

Rusia ndihmon hetimet mbi rrëzimin e avionit të Presidentit polak Leh Kazinski

Rusia ndihmon hetimet mbi rrëzimin e avionit të Presidentit polak Leh Kazinski

Rusia i ka dorëzuar Polonisë mijëra dokumenta të reja lidhur me hetimin e aksidentit ajror në muajin prill ku u vra presidenti polak Leh Kaczynski.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm rus Alexander Zvjagincev tha se dokumentat përfshijnë intervista të dëshmitarëve, fotografi dhe të dhëna të tjera nga aksidenti në Rusinë perëndimore.

Dokumentat iu dhanë sot një delegacioni polak të drejtuar nga kryeprokurori ushtarak Kristof Parulski.

Në fillim të muajit, kryeministri polak Donald Tusk u ankua rreth atyre që i quajti vonesa ruse në dhënien e provave që janë tepër të rëndësishme për një hetim paralel polak që po kryet për aksidentin. Më 10 prill në aksidentin ajror u vra presidenti Kaczynski, gruaja e tij dhe 94 zyrtarët të tjerë në qytetin rus Smolensk.

Zyrtarët thanë se shikueshmëria e dobët ishte një nga faktorët kryesorë të aksidentit. Por ata duan të mësojnë në se presidenti Kaczynski dhe të tjerë u bënë trysni pilotëve të përpiqeshin të ulnin avionin megjithë mjegullën e madhe.

XS
SM
MD
LG