Lidhje

Putin prezanton plane ambicioze për programin rus të hapësirës

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Rusisë tha se vendi i tij në vitin 2018 do të fillojë misionet në hapësirë me njerëz në bord nga një qendër e re në Lindjen e Largët, ndërkohë që programi kombëtar i hapësirës kërkon pavarësi më të madhe. Kryeministri Vladimir Putin sot e bëri publik këtë njoftim në Rajonin Amur ku do të ndërtohet qendra e re.

Ai tha se qendra e hapësirës Vostochy është një nga projektet më të mëdha dhe më ambiocioze të Rusisë, i cili pritet të kushtoj më shumë se 779 milionë dollarë në fazën e parë të ndërtimit. Kryeministri Putin shtoi se kjo qendër do t’u japë mundësi mijëra të rinjve të shfrytëzojnë talentin e tyre dhe t’i japin Rusisë qasje të drejtëpërdrejtë në hapësirë.

Tani, Rusia shfrytëzon qendrën Baikonur në Kazakistan për misionet e saj në hapësirë. Kjo qendër është marrë me qera që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG