Lidhje

Holder: Agjentët rusë kishin marrë qindra mijëra dollarë nga Moska

  • Zëri Amerikës

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Erik Holder thotë se 10 agjentët sekretë të deportuar nga autoritetet amerikane në kuadrin e një operacioni shkëmbimi spiunësh, kishin marrë qindra mijëra dollarë nga Moska.

Zoti Holder i tha rrjetit televiziv CBS sot se Rusia i kishte konsideruar 10 spiunët si tepër të rëndësishëm për operacionet e tyre të marrjes së informacioneve. Por ai tha se agjentët nuk nuk kishin arritur të çonin informacione sekrete në Moskë.

SHBA i arrestuan 10 agjentët rusë muajin e kaluar dhe i këmbyen ata të premten me 4 rusë që mbaheshin në burgjet e Rusisë, të akuzuar si spiunë të Perëndimit. Të dyja palët e bënë këmbimin në aeroportin ndërkombëtar të Vienës.

Zoti Holder tha se administrata e zotit Obama e konsideroi këmbimin si një mundësi për të liruar 4 persona, për të cilët autoritetet amerikane dhe ato britanike kanë interes të madh.

XS
SM
MD
LG