Lidhje

Sarkozi: Do të rifillojmë stërvitjen e trupave afgane


Sarkozi: Do të rifillojmë stërvitjen e trupave afgane
Sarkozi: Do të rifillojmë stërvitjen e trupave afgane

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se trupat franceze do të rifillojnë operacionet për stërvitjen e trupave vendase në Afganistan, pas pezullimit një javor për shkak të vrasjes së katër anëtarëve të personelit ushtarak francez nga një ushtar afgan.

Zoti Sarkozi tha gjithashtu se trupat franceze do të përfundojnë tërheqjen nga misioni i udhëhequr nga NATO në fund të vitit 2013.

Ai i bëri komentet pas një takimi që sot zhvilloi me presidentin afgan Hamid Karzai. Dy udhëheqësit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje strategjike që do të përkufuzojë rolin e Francës në Afganistan, pas tërheqjes së trupave luftarake nga vendi.

Kërcënimi i zotit Sarkozi u bë pas vrasjes së katër ushtarëve të paarmotosur francezë javën e kaluar në lindje të Afganistanit.

Tetëdhjetë e dy ushtarë francezë janë vrarë në Afganistan që nga fillimi i operacioneve në vitin 2001.

Presidenti Karazai ndaloi për një vizitë në Paris si pjesë e turneut të tij në tre vende evropiane. Sot më vonë ai do të shkojë në Londër për të zhvilluar bisedime me kryeministrin britanik Dejvid Kameron.

XS
SM
MD
LG