Lidhje

Sistem i ri hekurudhor në Mekë për transportimin e besimtarëve

  • Zëri Amerikës

Sistem i ri hekurudhor në Mekë për transportimin e besimtarëve

Sistem i ri hekurudhor në Mekë për transportimin e besimtarëve

Një sistem i ri hekurudhor në Mekë do të përdoret për transportimin e pelegrinëve mes qendrave të shenjta për të parandaluar bllokimin e trafikut gjatë Haxhillëkut. Zyrtarët thonë se sistemi u kursen bersimtarëve kohë.

Tradicionalisht myslimanët udhëtojnë në këmbë, me autobus ose me makinat e tyre private për pelegrinazhin e tyre të përvitshëm 5-ditor në Mekë. Por këtë vit, disa prej 2.5 milion pelegrinëve, që do të bëjnë rrugën që ndoqi profeti Muhamet, do të mund të udhëtojnë me tren, ndërkohë që Arabia Saudite hap për herë të parë sistemin e metrosë në Mekë. Autoritetet shpresojnë që ky sistem të ndihmojë në zbutje e trafikut, duke zëvëndësuar deri në 53 mijë autobuzë që janë përdorur deri tani gjatë periudhës së Haxhillëkut. Pelegrinët kanë shprehur kënaqësi për këtë sistem.

"Është me të vërtet një sistem i mirë i Arabisë Saudite dhe u kursen njerzve shumë kohë. Ai funksionon tani vetëm me 30 për qind të kapacitetit, por me ndihmën e Zotit, do të jetë më i avancuar vitin e ardhshëm dhe do të bëhet një shërbim i mirë për pelegrinët".

Dhe në fakt, zyrtarët sauditë presin që, duke filluar nga viti i ardhëm, trenat të funksionojnë me kapacitet të plotë.

"Shpresojmë që vitin e ardhshëm të bëjmë të mundur transportin e rreth 500 deri në 600 mijë pelegrinëve për gjithë këtë udhëtim. Madje do të jemi në shërbim për rreth 1 milion njerëz, duke i transportuar ata nga stacionet e trenit deri në nivelin e pestë të urës Xhamaraat".

Treni tani funksionon vetëm për banorët e Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera arabe të Gjirit Persik, por vitin e ardhshëm do të jetë i hapur edhe për myslimanë të kombësive të tjera.

XS
SM
MD
LG