Lidhje

Aung San Su Ki, e gatshme për ripajtim me sundimtarët ushtarakë të Birmanisë


Aung San Su Ki, e gatshme për ripajtim me sundimtarët ushtarakë të Birmanisë
Aung San Su Ki, e gatshme për ripajtim me sundimtarët ushtarakë të Birmanisë

Udhëheqësja birmaneze për demokraci, Aung San Su Ki, po i zgjat dorën e bashkëpunimit regjimit ushtarak të vendit, që e mbajti atë në arrest shtëpiak për shumicën e dy dekadave të fundit. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, 65-vjeçarja fituese e çmimit Nobel të Paqes, tha se shpreson se regjimi do ta kuptojë se ballafaqimet nuk janë zgjidhje për problemet e Birmanisë.

Zonja San Su Ki i bëri thirrje popullit të mbrojë të drejtat e tij dhe të kërkojë vendosjen e demokracisë në Birmaninë e sunduar nga ushtarakët. Ajo mbajti një fjalim të rrallë, pasi u lirua nga arresti shtëpiak shumë vjeçar. Mijëra përkrahës të zonjës Aung San Su Ki brohoritën gjatë fjalimit që ajo mbajti në qendrën e partisë së saj Liga Kombëtare për Demokracinë, në Rangun. Ajo tha se liria e fjalës është baza e demokracisë.

Zonja San Su Ki u lirua të shtunën mes duartrokitjeve të mijëra përkrahësve të saj dhe mbështetjes së udhëheqësve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan lart përpjekjet e saj prej dekadash kundër sundimtarëve ushtarakë në Birmani.

XS
SM
MD
LG