Lidhje

Saksofonisti Kërk Uejlëm interpreton veprat e artistit të muzikës soul Doni Hethuej


Saksofonisti Kërk Uejlëm interpreton veprat e artistit të muzikës soul Doni Hethuej
Saksofonisti Kërk Uejlëm interpreton veprat e artistit të muzikës soul Doni Hethuej

Kanë kaluar më tepër se 30 vjet nga vdekja para kohe e artistit të madh të muzikës soul, Donny Hathaway. Legjitimiteti i këngëtarit Hathaway vazhdon të jetojë, me një album kushtuar atij nga saksofonisti dhe tenori Kërk Uejlëm.

"Love, Love, Love"

Doni Hethuej, që u bë i famshëm në vitet 1970 si këngëtar, kantaautor dhe producent dhe fitues i Çmimit Grammy, ka lënë pas një trashëgimi të vyer të muzikës soul, përfshi hitin e vitit 1973, “Love, love, love”. Ky intrepretim xhazi të lehtë, në albumin e këngëtarit Kërk Uejlëm me titull “Everything is everything: Muzika e Doni Hathuejt”, përfshin edhe trumpetistin Rik Braun.

Uejlëm u bë admirues i Doni Hethuejt dhe i të gjitha tipeve të muzikës në vendin e tij të lindjes, Memfis Tenesi. Ai thotë “Muzika që më pëlqen dhe shkruaj i tejkalon katër elementët me të cilat unë u rrita: muzika R&B e Memfisit, muzika gospel, ajo rok dhe xhaz.”

Kërk u bë i njohur në skenën e xhazit në Hjuston të Teksasit. Që nga viti 1985, ai ka balancuar një karrierë të shkëlqyer si stilist me punën e tij si interpretues kryesor, i cili intrepreton krahas me Whitney Hustonin në regjistrimin e filmit “The Bodyguard”, dhe interpretimin në skenë, krahas me Kuinsi Xhouns, Barbara Straisand, Babyface dhe shumë artistë të tjerë.Ishte gërshetimi i veçantë i muzikës R&B, pop dhe funk, stili i tij novator i arranzhimit dhe prania karizmatike në skenë që e frymëzuan Kirk Whalum për regjistrimin e albumit. Ai thotë se “Se ka disa vlera të përbashkëta mes meje dhe Donny Hathawayt”.

"You Had to Know"

Mes të ftuarve në album është edhe vajza e Doni Hethuejt, këngëtarja e njohur e muzikës R&B Lejla Hethuej, e cila interpreton këngën “You had to know”. Lejla ishte vetëm 10 vjeçe kur vdiq i ati, siç mendohet me vetëvrasje, në vitin 1979.

Në disk janë përfshirë edhe intrepretuesi xhezbandisti Kristian MekBrajd, kitarristi Xhef Golub, vokalisti Soulchild dhe një orkestër me 18 vegla frymore dhe tela.

Jeni tani duke dëgjuar regjistrimin “Valdez in the country”, nga regjistrimi “Everything is everything: The music of Doni Hethuej" interpretuar nga Kërk Uejlëm.

"Valdez in the country”


XS
SM
MD
LG