Lidhje

Vdes skenaristja e famshme italiane D'Amico


Skenaristja italiane Suso Cecchi D’Amico e cila kontribuoi në filmat klasikë si “Hajdutët e Biçikletave” dhe “Leopardi” ka vdekur. Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi sot vdekjen e saj pasi mori konfirmimin nga familja e skenaristes. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Funerali i saj do të zhvillohet të hënën.

Presidenti Giorgio Napolitano i shprehu ngushëllimet e tij familjes D’Amico. Ai e përshkroi skenaristen e famshme si një “protaganiste e epokës më të mirë të kinematografisë italiane.”

Skenaristja D’Amico filloi të shkruante për kinemanë në vitet 1940 dhe pastaj filloi të bashkëpunonte me regjisorë të njohur italianë, përfshirë Luchino Visconti, Michelangelo Antonioni dhe Vittorio de Sica.

XS
SM
MD
LG