Lidhje

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu viziton Tiranën

  • Armand Mero

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu viziton Tiranën

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu viziton Tiranën

Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe perspektivat e reja që hapen për Kosovën ishin në qendër të bisedimeve që zhvilloi sot në Tiranë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili mbërriti në mëngjes për një vizitë të shkurtër.

Ai pati një mëngjes pune fillimisht me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi. Të dy vlerësuan kapitullin e ri që i hapet Kosovës me vendimin e dhënë dy ditë më parë në Hagë. Një vendim i cili sipas presidentit Topi “shton besueshmërinë e Prishtinës dhe e fut atë në një rrjedhë njohjesh të reja”.

Presidenti Topi thkesoi se “është hapur një erë e re edhe në Balkan” duke uruar që” edhe Serbia ta vlerësojë realitetin e ri e të njohe vendimin e gjykatës duke qenë se ishte ajo që e vuri në lëvizje këtë institucion” . Edhe presidenti Sejdiu përsëriti ftesën drejtuar Beogradit për të bashkëpunuar në radhë të parë në të mirë të paqes e stabilitetit, por edhe në interes të procesve integruese.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha premtoi për një angazhim të mëtejshëm të diplomacisë shqiptare në favor të njohjeve të reja për Kosovën ndërkohë që saktësoi se “kusht për paqe dhe stabilitet është respektimi i kufijve aktual në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për modifikim të kufijve, shtoi ai, është një përpjekje e rrezikshme për të krijuar një spiral të ri, i cili bie ndesh tërësisht me idealin evropian të popujve të rajonit, i cili është dhe aktualisht interesi jetik më i rëndësishëm kombëtar i tyre. Gjykata, nënvizoi kryministri Berisha, shpalli legale Kosovën e pavarur dhe kjo nënkupton territorin, kufijtë, himnin, autoritetet dhe të gjitha.

Në të njejtën linjë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sipas të cilit “çdo ide që ka për qëllim të destabilizojë rajonin në forma çfarë prezanton, absolutisht, është e papranueshme. Rruga jonë e përbashkët, deklaroi ai, është rruga në integrimet euroatlantike”.

XS
SM
MD
LG