Lidhje

Presidenti Sejdiu nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LDK-së


Presidenti Sejdiu nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LDK-së
Presidenti Sejdiu nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LDK-së

Në Kosovë, Gjykata Kushtetuese publikoi qëndrimin e saj, mbi kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit Fatmir Sejdiu për ta mbajtur të ngrirë postin e tij si Kryetar i LDK-së, pas zgjedhjes si President.

Në një njoftim të kësaj gjykate thuhet se është konstatuar se “ka shkelje serioze te Kushtetutës se Kosovës, respektivisht te Nenit 88 .2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir Sejdiu, duke mbajtur njëkohësisht postin e Presidentit te Republikës dhe te kryetarit te partisë politike "Lidhja Demokratike e Kosovës".

Fatmir Sejdiu, u vu në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2006 pas vdekjes së udhëheqësit të saj, Ibrahim Rugova, në kohën që kryente edhe funksionin e presidentit të vendit.

Vendimi i gjykatës vjen në kohën kur ka filluar fushata për zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe si i tillë mund të jetë përcaktues për rrjedhën e këtyre zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG