Lidhje

Rid, thirrje kongresmenëve për miratimin e fondeve për qeverinë federale


Rid, thirrje kongresmenëve për miratimin e fondeve për qeverinë federale
Rid, thirrje kongresmenëve për miratimin e fondeve për qeverinë federale

Kryetari i shumicës demokrate në Senat, Herri Rid tha se ende nuk është arritur marrëveshje lidhur buxhetin për qeverinë federale, pas 30 shtatorit, kur përfundon viti fiskal. Zoti Rid foli sot në Senat, një ditë pasi republikanët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, rëzuan projekt-ligjin për financimin e qeverisë pas 30 shtatorit. Senatori Rid, i partisë demokrate, tha se ai e nuk e ka të qartë se çfarë plani kanë republikanët dhe shtoi se ata do të ishin fajtorë në se qeveria mbyllet më 1 tetor.

Drejtues të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë bërë thirrje për miratmin e fondeve të përkohshme, për funksionimin e qeverisë deri më 18 nëntor. Sipas tyre, ky projekt-ligj është në përputhje me shkurtimet qeveritare për të cilat u ra dakort në muajin gusht. Por disa ligjvënës republikanë, shumica përfaqësues të lëvizjes Tea Party, duan shkurtime edhe më të tjhella se ato për të cilat është rënë dakort.

Shumica e demokratëve votuan kundër masave të përkohshme, të zemëruar nga një klauzolë, sipas së cilës, fondet federale të parashikuara për ndihmat në rastin e fatkeqësive natyrore, duhet të kompesohen me shkurtime që do të bëhen në zëra të tjerë të buxhetit të shtetit.

Nëse Kongresi amerikan nuk kalon ligjin e përkohshëm të shpenzimeve deri në 30 shtator, atëherë do të bëhej mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane.

XS
SM
MD
LG