Lidhje

Senatorët amerikanë ende pa marrëveshje për reformën financiare


Senatorët amerikanë ende pa marrëveshje për reformën financiare
Senatorët amerikanë ende pa marrëveshje për reformën financiare

Senati amerikan do të votojë sot për të filluar apo jo debatin mbi projektligjin për reformën financiare të nxitur nga presidenti Barak Obama.

Republikanë të shquar po kërcënojnë të bllokojnë fillimin e debatit pa u arritur më parë një marrëveshje me demokratët mbi disa shqetësime që kanë republikanët në atë që e quajnë një projektligj dypartiak.

Senatori Richard Shelby tha dje se të dyja palët janë më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshje mbi projekligjin, por ka ende dy apo tre çështje të pazgjidhura.

Zoti Shelby është anëtar me pesh në komisionin e senatit për bankat dhe strehimin.

Komisioni miratoi një projektligj të mërkurën që synon ti japë fund ndihmave të qeverisë për institucionet financiare dhe të mbrojë konsumatorët nga praktikat abuzive financiare.

Senatori Chris Dodd tha dje ses shpreson se demokratët do të jenë në gjendje të marrin votat e nevojshme për të vazhduar me miratimin e legjislacionit. Ai tha se ata janë pranë arritjes së një marrëveshje me republikanët.

XS
SM
MD
LG