Lidhje

Tadiç:Veprimet e huliganëve, reagim ndaj reformave në Serbi

  • Ardita Dunellari

Tadiç:Veprimet e huliganëve, reagim ndaj reformave në Serbi

Tadiç:Veprimet e huliganëve, reagim ndaj reformave në Serbi

Presidenti serb Boris Tadiç ka fajësuar krimin e organizuar për trazirat në Beograd që shkaktuan ndërprerjen e një parade të homoseksualëve këtë javë dhe çuan në anulimin e një ndjeshjeje futbolli në Itali.

Zoti Tadiç i cilësoi zhvillimet në Beograd dhe Xhenova si një “reagim” i krimit të organizuar ndaj forcimit të reformave të gjyqësorit në Serbi. Në komentet e botuara sot në të përditshmen Politika, Presidenti Tadiç tha se reformat po ndihmojnë shtetin për të mbyllur në burgje krerët e mafias.

Komentet e zotit Tadiç, që nuk ofronin prova konkrete, pasuan trazirat e 10 tetorit ndërmjet policisë dhe qindra protestuesve kundër homoseksualëve, gjatë të cilave u regjistruan akte vandalizmi në qendër të Beogradit.

Të martën në Xhenova, një ndeshje e Kupës së Evropës u anulua pasi tifozët serbë hodhën fishekzjarre në fushën e futbollit.

Gazeta Politika shkruante dje se dy persona të dyshuar si krerë të rrjeteve kriminale mund t’u kenë ofruar një shumë prej 280 mijë dollarësh disa huliganëve serbë për të ndërprerë ndeshjen.

XS
SM
MD
LG