Lidhje

Serbi: Dhjetëra të arrestuar në një prej minierave më të mëdha në vend

  • Zëri Amerikës

Serbi: Dhjetëra të arrestuar në një prej minierave më të mëdha në vend

Serbi: Dhjetëra të arrestuar në një prej minierave më të mëdha në vend

Gjykata serbe për krimin e organizuar ka arrestuar më shumë se 12 zyrtarë të lartë në një minierë qymyrguri të administruar nga shteti, si dhe disa biznesmenë nën dyshimet se kanë pasur gisht në një skemë manipulimesh në një prej minierave më të mëdha të vendit.

Gjithsej 17 individë dyshohen për përvetësim fondesh nga miniera shtetërore Kolubara, e cila bën pjesë në monopolin energjetik serb Elektroprivreda.


Të dyshuarit mendohet se kanë marrë me qera makineri minierash nga kompani private me çmime më të larta se tregu dhe më pas kanë ndarë fitimet mes tyre. Të dyshuarit mund të mbahen nën arrest për 30 ditë, ndërsa vazhdojnë hetimet.

Hetimet, të cilat filluan sot, zhvillohen në kuadër të përpjekjeve të Serbisë për të luftuar kriminin e organizuar dhe korrupsionin e përhapur, ndërkohë që vendi përpiqet të sigurojë statusin e vendit kandidat për antarësim në BE. Bashkimi do të nxjerrë raportin e ardhshëm mbi ecurinë e Serbisë më 12 tetor.

XS
SM
MD
LG