Lidhje

FMN miraton një tjetër këst të huasë për Serbinë

  • Zëri Amerikës

FMN miraton një tjetër këst të huasë për Serbinë

FMN miraton një tjetër këst të huasë për Serbinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një tjetër këst të huasë për Serbinë dhe lejoi që vendi t’i japë fund më herët ngrirjes së pagave dhe pensioneve, në kushtet e rritjes së çmimeve.

Shefi i misionit të FMN-së për Serbinë, tha se marrëveshja, pasi të konfirmohet nga bordi, i hap rrugën Serbisë, që të marrë edhe 380 milionë Euro të tjera nga një total prej 2,9 miliardë Eurosh. Por ai shtoi se qeveria serbe duhet të çojë për miratim në Parlament një ligj për përgjegjësinë fiskale, sipas një marrëveshjeje të arritur më parë mes Beogradit dhe FMN-së.

Zyrtarët e FMN-së thanë gjithashtu se rimëkëmbja e Serbisë nga recesioni i thellë i vitit 2009, ka qenë e ngadalshme dhe e vështirë. Serbia ka marrë tashmë 1,4 miliardë Euro nga huaja dy-vjeçare e miratuar në maj të vitit 2009. Ajo kërkoi ndihmën e FMN-së pas pakësimit të investimeve të huaja për shkak të krizës ekonomike botërore.

XS
SM
MD
LG