Lidhje

Serbia rrit shpërblimin për Ratko Mlladiç në 14 milion dollarë


Serbia rrit shpërblimin për Ratko Mlladiç në 14 milion dollarë
Serbia rrit shpërblimin për Ratko Mlladiç në 14 milion dollarë

Serbia, e gjendur nën presionin ndërkombëtar për të arrestuar gjeneralin e kohës së luftës Ratko Mlladiç, shtoi sot shumën e shpërblimit për kapjen e tij në 14 milionë dollarë.

Bashkimi Evropian e ka vënë arrestimin e Mlladiçit si kusht për fillimin e bisedimeve të asocimit të Serbisë në BE.

Shpërblimi i mëparshëm i Beogradit për gjeneralin serb ishte 1 presje 4 milionë.

Gjykata e Hagës ka ngritur padi ndaj Mlladiçit për masakrën e vitit 1995 të 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës nga viti 1992-1995 që la gati 10 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG