Lidhje

Mlladiç nesër para Gjykatës së Hagës për t'iu lexuar zyrtarisht akuzat

  • Loren Komito
  • Zëri Amerikës

Mlladiç nesër para Gjykatës së Hagës për t'iu lexuar zyrtarisht akuzat

Mlladiç nesër para Gjykatës së Hagës për t'iu lexuar zyrtarisht akuzat

I akuzuari për krime lufte Ratko Mlladiç do të dalë për herë të parë para gjykatësve në Hagë nesër, kur do t’i lexohen zyrtarisht akuzat për gjenocid si dhe 10 akuza të tjera lidhur me konfliktin e Bosnjes në vitet 1990. Ai është akualisht nën përgjegjësinë e Gjykatës së Hagës.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serzh Bramerc do të jetë personalisht në gjykatë nesër kur Mlladiçit t’i kërkohet të reagojë ndaj akuzave për gjenocid, vrasje dhe përndjekje:

"Ai ishte figura më e fuqishme ushtarake në Bosnje gjatë luftës. Ai akuzohet për krime që tronditën ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar. Këto krime simbolizojnë brutalitetin e luftës në Bosnje-Hercegovinë”.

Ndër to përfshihen rrethimi 3 vjeçar i kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë, dhe masakra e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u vranë afro 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Zyrtari i Gjykatës së Hagës Xhon Hoking u takua me Mlladiçin në aeroportin e Roterdamit të martën në mbrëmje, i shoqëruar me një mjek dhe një përkthyes. Zoti Hoking tha se ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes dëgjoi me kujdes dhe kuptoi dokumentat që iu paraqitën, si dhe rregulloret e gjykatës:

"Ai tregoi bashkëpunim të plotë. Ne i shpjeguam të ndaluarit privilegjet që gëzon kushdo në pozitën e tij, për shembull lidhur me komunikimin, telefonatat, të drejtat për të pasur vizita dhe për përfaqësues ligjorë. I gjithë procesi shkoi shumë mirë”.

Duke përmedur të drejtën e privacisë, zoti Hoking nuk dha hollësi specifike për shëndetin e Mlladiçit. Por ai tha se i akuzuari është në gjendje të tillë shëndetësore, si fizike dhe mendore që mundëson nxjerrjen e tij para gjykatës nesër.

XS
SM
MD
LG